Spartak “kafshatë” e lehtë për Çairin

Fillimi i ndeshjes ishte i ekuilibruar kur rezultatit ishte 7:7, ndërsa më pas takimi foli i gjithi për ekipin e trajnerit Basri Latifi.

Pjesa e parë e takimit nuk kishte shumë histori, teksa vendaset shifrat 21:11.

Pamje të njëjta edhe në fraksionin e dytë, me vendaset të cilët thelluan epërsinë administruan takimin dhe fituan me rezultatin e përgjithshëm 44:22.

Hendbollistet më efikase në radhët e Çairit ishin Angella Kostoviq me 10 gola, dhe Hana Miftari e Bojana Dinevska me nga 7 gola.

Pas këtij triumfi Çairi nda pozitën e dytë në renditje me Metalurg Avtokomandës me nga 46 pikë të tubuara