Fronti Europian sot nënshkroi Deklaratë të përbashkët në mbështetje të programit të kandidatit për President Bujar Osmani.
Të pranishëm ishin të gjithë liderët e partive të cilët tashmë kanë firmosur me Ali Ahmetin për Frontin Europian të cilët përkrahën këtë program.
Integrimi në BE deri në vitin 2030,
Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë,
Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA,
Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për certifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike,
përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s,
Marrëvehsja kornizë ekonomike
Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme,
Mbajtja e të rinjve në vend,
Edukimi dhe inovacioni, si dhe
Agjenda e gjelbër.
Deklaratë mbështetëse nga Frinti Europian për Dekalogun e Presidentit