Zhduket 21 vjeçarja Enkeleda Çela nga Shqipëria në Shkup

Bëhet fjalë për një vajzë e cila quhet Enkeleda Çelën, shtetasja e Shqipërisë, e cila ka studiuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup me leje qëndrimi. Sipas përshkrimit të postimit në rrjetet sociale, ajo është 160 centimetra e gjatë, ka flokë të kuq në kafe, sy kafe dhe mban proteza në dhëmbët e sipërm. Në momentin e zhdukjes, ajo kishte veshur xhinse dhe një xhaketë të zezë dhe mbante një çantë shpine.

Marketing

Shoqja e saj, Joana, e cila ka shpërndarë postimin për vajzën e zhdukur, në një prononcim për “Makfax” ka thënë se për herë të fundit e ka parë të premten në mbrëmje.

“Të premten rreth orës 20-21 pimë kafe. Më pas ajo dhe një shoqe tjetër e përbashkët, me të cilën jetonin bashkë, u nisën për në shtëpi. Megjithatë, Eni (vajza e zhdukur) praktikoi të bënte një shëtitje të shkurtër vetë para se të kthehej në banesë, dhe atë natë ajo bëri të njëjtën gjë, por më pas nuk u kthye. Sipas informacioneve tona, të nesërmen në mëngjes nga ora 5 deri në 7 të mëngjesit e kanë parë në pikën e karburantit në Ilinden, por nuk mund të themi nëse ishte vërtet ajo derisa të rishikohen kamerat”, ka thënë shoqja e saj.