Pas betejës me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-sportistja shqiptare

Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë Shqipe Bajçinca – Brestovci, ish-hedbolliste, karateiste dhe atlete nga Kosova.

Marketing

Kanë qenë familjarët që kanë njoftuar për vdekjen e Shqipes e cila ishte drejtuese në Komiteti Olimpik i Kosovës në vitet e fundit dhe profesoreshë në Universiteti i Prishtinës.

Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi përmes një mesazhi ka ngushëlluar familjarët dhe komunitetin e sportit për ndarjen nga jeta të Bajçinca-Brestovci.