Edhe Unioni Demokratik Boshnjak pjesë e Frontit Europian

Marketing

Nga BDI njoftojnë se kryetari Ali Ahmeti dhe kryetari i Unionit Demokratik Boshnjak, z. Munir Kolashinac, sot u dakorduan që edhe komuniteti boshnjak t’i bashkangjitet Frontit Europian, përcjell TV21.

“Kështu, Kolašinac do të jetë pjesë e listave zgjedhore të Frontit Europian për deputetë në Zonën e I-rë zgjedhore”, shtojnë nga BDI.

Ditë më parë, Fronti Europian i iniciuar nga Ahmeti, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit Zejd, Partinë Demokratike Europiane të Arjanit Hoxhës, Partinë Demokratike Turke të Bejxhan Iljas, Unionin e Romëve të Fatima Osmanovskës, Lëvizjen e Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci të përfaqësuar nga Sulejman Baki.