Futbollisti afrikano-belg, Keith Groeneveld, ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të vëmendjes dhe i pranishëm në mediat shqiptare.
Kjo për shkak të romancës me aktoren dhe deputeten e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi.
Dyshja, të cilët janë ndarë rreth dy vjet më parë, ishin shumë të komentuar përgjatë lidhjes që zgjati për më shumë se një vit.
Derisa kanë kanë kaluar dy vjet nga ajo periudhë, Keith duket se ka gjetur dashurinë e re.
Në një postim në rrjete sociale, bëhet e ditur se ai i ka propozuar partneres së tij të re.
“Ajo tha PO”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.