Ali Ahmeti shpallet Qytetar Nderi në Prizren, LDK: Titull i merituar për liderin e punëve të mëdha për shqiptarët në RMV

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shpallet sot qytetar nderi i qytetit të Prizrenit nga kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj.

Marketing

Përmes një fjalimi, përfaqësuesi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se Ali Ahmeti është njeriu i punëve të mëdha për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ndaj ky titull i jepet një njeriu meritor dhe një politikani vizionar siç është kryetari i BDI-së.

“I nderuar lider I punëve të mëdha për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, z.Ali Ahmeti. Mire së erdhët ne qytetin e historisë, në Prizren. Të nderuar që të shpallim qytetar nderi, një personazh të rëndësishëm për politikën në Maqedoni dhe rajon. Falë politikës suaj vizonare shqiptarët sot në Maqedoni i kemi faktor, kemi kryeministër shqiptar, kishim kryetar parlamenti shqiptar me dy mandate, kemi ministra e drejtora shqiptarë falë politikës së tij të suksesshme. Sot gjuah shqipe është zyrtare në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët janë dalë zotës dhe kjo e gjitha falë udhëheqjes së z.Ahmeti”, deklaroi përfaqësuese i LDK-së në Prizren”, thanë nga LDK.