Sulm në një shkollë fillore në Finlandë, 12-vjeçari qëllon me armë zjarri 3 fëmijë

Një sulm në një shkollë fillore tronditi mëngjesin e sotëm Finlandën. 

3 fëmijë të moshës 12-vjeç janë plagosur si pasojë e shtënave me armë në një shkollë në qytetin finlandez Vantaa. I dyshuari gjithashtu një 12-vjeçar ka tentuar të arratiset, por më vonë është arrestuar nga efektivët e policisë. 

Marketing

Nuk e dihet ende sesi ka arritur 12-vjeçari ta sigurojë armën e përdorur për sulmin ndaj shkollës që numëron 800 nxënës nga klasa e parë deri tek e nënta dhe 90 pjesëtarë stafi. Fëmijët sapo kishin rinisur mësimin pas fundjavës së Pashkëve katolike. Të plagosurit janë dërguar në spital, tha një zëdhënës i Policisë për agjencinë e lajmeve Reuters. “Rreziku kaloi, nuk ka më urjgnecë tjetër “, pohoi drejtori i shkollës “Viertola”, Sari Laasila duke mos dashur të komentojë më shumë rreth incidentit.