Kërcënimet me bombë çojnë në mbylljen e Parlamentit norvegjez

Dy kërcënime me bombë kanë çuar në mbylljen e Parlamentit norvegjez të mërkurën, ndërsa deputetët vazhduan debatin brenda.

Marketing

Policia u vendos jashtë objektit dhe rrugëve përreth të cilat po ashtu u mbyllën. Qentë e Policisë po ashtu u panë jashtë ndërtesës.

Parlamenti u hap pas më shumë se dy orësh. Një zyrtar policor ka thënë se ndërtesa ishte e sigurt, raportoi AP.

Gjatë mbylljes, administrata u dërgoi mesazh deputetëve duke u thënë se “nuk ka indikacione se është i rrezikshëm qëndrimi brenda”.

Ministrja e Drejtësisë, Emilie Enger Mehl, e cila ishte brenda, ka thënë se është “e papranueshme” të kërcënohet Parlamenti.