Shtetasi i Kosovës arrestohet për kontrabandë në Maqedoninë e Veriut

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 23:40, në fshatin Stracin të Kratovës është arrestuar 39-vjeçari R.Sh. shtetas i Kosovës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i njëjti është kapur me mall për të cilin nuk kishte asnjë dokumentacion.

Marketing

“Gjatë kontrollit në veturën Volkswagen Passat me targa të Kosovës, të cilën ai e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e madhe mallrash të ndryshëm akcize, për të cilat nuk ka pasur asnjë dokumentacion dhe që nuk ka paguar detyrime doganore”, shtojnë nga MPB.