Shkaku i zjarrit mësohet të ketë qenë zjarri I djegur në barrishtet, kurse policia ka kryer inspektimin dhe dokumentimin e rastit.
“Rreth orës 13.25 në SPB-Shkup është denoncuar se në parkingun e egër afër ish-poligonit ka shpërthyer një zjarr gjatë djegies së barishteve. Janë djegur 5 automjete. Nuk ka të lënduar. Me urdhër të Inspektorit ftohen pronarët e automjeteve që i kanë lënë në parkingun e egër” – kanë njoftuar nga MPB-ja. /tvklan.mk/