Protestuesit mbushin rrugët në Izrael, kërkojnë lirimin e pengjeve dhe dorëheqjen e Netanyahut

Protestuesit kanë mbushur sërish rrugët e Tel Avivit, Cezaresë dhe Haifës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe zgjedhje të parakohshme.

Demonstruesit kërkuan gjithashtu lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza.

Shumë njerëz valëvitën flamuj izraelitë dhe mbanin tabela me imazhet e pengjeve, duke i bërë thirrje qeverisë t’i sillte ata të gjallë në shtëpi.

Marketing

Në Tel Aviv, protestuesit u dëgjuan duke brohoritur:

“Ne nuk kemi frikë; ju e shkatërruat vendin dhe ne do ta rregullojmë. Ne duam që pengjet të kthehen të gjallë dhe jo në arkivole.”

Protestuesit e tjerë u panë duke mbajtur flamuj dhe pankarta, me njërin ku shkruhej, “Qeveria që shkatërroi vendin dhe copëtoi kombin”.

Një tjetër pankartë bënte thirrje për “ndarjen e fesë dhe shtetit”, dhe njëra thoshte se “Netanyahu është i rrezikshëm për Izraelin”.

Protestuesit në Haifa e quajtën qeverinë një dështim, duke thënë se Netanyahu është “fajtor, fajtor, fajtor”.