Varhelji në Sofje/ BE-ja ndan Tiranën nga Shkupi

BE ka ndare përfundimisht Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut duke theksuar se për vendin tone nuk ka asnjë kusht te paplotësuar për hapjen e kapitujve te pare te anëtarësimit.

Marketing

Nga Sofja Varhelyi injoroi çështjen Beleri te ngritur nga Greqia duke theksuar se për vendin tone nuk ka asnjë kusht te paplotësuar për hapjen e kapitujve te pare te anëtarësimit.

Nga Sofja Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varheyi beri një ndarje te qarte mes Shqipërisë e mbajtur peng nga Greqia dhe Maqedonisë se Veriut e bllokuar nga Bullgaria. Varhelyi injoroi çështjen Beleri te ngritur nga Greqia duke theksuar se për vendin tone nuk ka asnjë kusht te paplotësuar për hapjen e kapitujve te pare te anëtarësimit.

“Është në interesin tonë strategjik qe zgjerimi te ndodhe sa me shpejt te jete e mundur.. Tashme e kemi realizuar procesin e screeniningut me Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut tashme presim me padurim te hapim grup kapitujt e pare te negociatave me Tiranën. Ne jemi te gatshëm ta çojmë përpara këtë proces po ashtu me Maqedoninë e Veriut atëherë kur te gjitha kushtet e nevojshme te jene plotësuar. Ne po presim zhvillimin e zgjedhjeve të 8 majit ne atë vend por shpresoj se pas zhvillimit te tyre do te kemi mundësi te ecim me shpejt edhe me Shkupin” – tha Oliver Varhely, Komisioneri Evropian për Zgjerimin.

Këto dy shtete presin prej shume vitesh qe te nisin negociatat e anëtarësimit.

Shpresoj se ne muajin Qershor do te hyme ne fazen e fundit te bisedimeve me Malin e Zi.

Sipas komisionerit që nga viti 2022 kriteret për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE janë shumë të qarta prandaj nuk pritet ndonjë ndryshim në Kornizën Negociatave ku bullgaret duhen përfshirë si komb shtet formues ne kushtetute.

Kreu i shtetit bullgar Rumen Radev i tha komisionerit se duhet ruajtja e parimit të unanimitet. Ndërkaq kandidati për president Bujar Osmani ka deklaruar në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të formohet Qeveria e re pas zgjedhjeve parlamentare pa një marrëveshje për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Edhe Bullgaria do te zhvilloje zgjedhje te parakohshme parlamentare por ende nuk është publikuar një date për mbajtjen e tyre.