Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një i mitur humbi jetën teksa gjeti një pistoletë gjysmë automatike të mbushur në divanin e shtëpisë së tij dhe aksidentalisht qëlloi veten.
Siç raportojnë mediat amerikane, babai i fëmijës, 28-vjeçari Josè Hilario Abreu është arrestuar dhe akuzohet për vrasje.
Ai kishte lënë armën pa mbikëqyrje në divanin ku ishin ulur dy fëmijët e tij, Elija, vogëlushi që humbi jetën dhe vëllai i tij dy vjeç.