Të ftuar në Click Plus janë, Arber Ademi dhe Kreshnik Bekteshi nga Fronti Europian ndërsa Arben Fetai dhe Azir Aliu nga koalicioni VLEN.
Arbër Ademi nga Fronti Europian kritikoi idenë e Arben Taravarit për kushtetut qytetari pasi siç tha, koncepti i Shtetit qytetar promovohet edhe nga nacionalistët maqedonas. Ademi u kundërshtua nga Arben Fetai ku ky i fundit përmendi edhe kushtetutën e Belgjikës dhe Kosovës.
“Diçka që vlenë të debatohet është koncepti i shtetit qytetar të cilën e promovon zotri Taravari, pra Marrëveshja e Ohrit dhe gjithçka që është skanksionuar në marrëveshjen e Ohrit e ka zhbërë një situate të tillë paraprake. Koncepti qytetar si i tillë promovohet edhe nga qarqe nacionaliste tek pala maqedonase”, tha Ademi.
“Te ndryshimet Kushtetuese unë këtu do të kisha kundërshtuar zotëri Ademi pasi atë që e paraqiti zotëri Taravari ishte mjaftë e qartë. Unë jetoj në Belgjikë, Belgjika është shtet federal pot ka kushtetutë qytetare kur nuk përmendet populli belg”, u shpreh Fetai.