Turqia ndalon eksportet drejt Izraelit deri në arritjen e armëpushimit në Gaza

Doktore e studente mjekesie ne Stamboll duke protestuar ne solidaritet me Palestinen me 17 mars 2024

Ministria turke e tregtisë tha se vendimi ri do të mbetet në fuqi derisa Izraeli të ndalojë sulmet ndaj Gazës dhe të lejojë ndihmat humanitare të kalojnë drejt territorit të izoluar e shkatërruar.

Kufizimi i eksporteve nga Turqia nisi pasi qeveria Izraelite refuzoi të lejonte lëshimet e ndihmave nga ajri në zonën e bllokuar e në krizë të rëndë humanitare.

Ministria turke e tregtisë tha se do të ndalonte kalimet drejt Izraelit të 54 kategorive të mallrave, ku përfshiheshin produktet e hekurit e çelikut, karburantet e avionëve, pajisje ndërtimi, makineri, çimento, granit, kimikate e tulla.

“Izraeli vazhdon të shkelë haptazi ligjin ndërkombëtare dhe atë humanitar, prandaj ky vendim do të mbetet në fuqi deri në shpalljen e armëpushimit nga Izraeli dhe lejimin e kalimit të lirë ndihmës  drejt Gaza”, thuhej në deklaratë.

Më shumë se 33,000 njerëz janë vrarë gjashtë fushatës ushtarake gjashtë mujore të Izraelit në Gaza teksa shumë vende kanë shprehur zemërim për vdekjet dhe krizën tronditëse humanitare të shkaktuar.

Izraelit thotë se nisi sulmet në kundërpërgjigje të sulmeve nga grupi Hamas brenda Izraelit më 7 tetor, ku u vranë më shumë se 1000 njerëz.

Ministri i jashtëm izraelit Israel Katz reagoi ndaj verimit të Turqisë duke thënë se presidenti Rexhep Tajip Erdogan është përsëri “duke sakrifikuar interesat ekonomike të popullit turk në mbështetje të Hamas”.

Marketing

Njoftimi erdhi një ditë pasi Turqia u zotua për reagim ndaj ndalimit prej Izraelit të dy avionëve turkë që tentonin të lëshonin ndihma humanitare  mbi Gaza, shkruan Aljaseera.

“Ne do të mbështesim vëllezërit palestinezë derisa gjakderdhja në Gaza të ndalojë dhe Palestina të jetë e lirë, me kryeqytet Jeruzalemin Lindor dhe me kufijtë e vitit 1967,” tha sot Erdogan, duke shtuar se Turqia ka dërguar 45,000 tons ndihma humanitare në rajon.

Marketing