Harry Kane: Çmenduri, se di si nuk u dha një penallti aq e dukshme!

Pas barazimit 2-2 ndaj Arsenal-it në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane foli në veçanti për rastin e penalltisë që nuk iu dha skuadrës së tij, pasi Gabriel preku topin me dorë.

Marketing
Në prononcimin për mediet, sulmuesi anglez e quajti çmenduri faktin që nuk u dha një penallti që ishte aq shumë e dukshme.
“Ishte një penallti e pastër kristal, shumë e qartë. Portieri ia kaloi topin Gabriel-it i cili thjesht e mori me dorë… Çmenduri! Është një gabim fëminor, jam dakord, por edhe penalltia më e qartë dhe më e dukshme që kam parë ndonjëherë”, deklaroi Kane.