Çmenduri në Paris, PSG përmbys “Katalanasit” në vetëm 3 minuta

Nuk mund të kishte nisje më të mirë të pjesës së dytë, me “Kuqeblutë” e Paris Saint-Germain, që kanë arritur të vendosin baraspeshën dhe vetëm 3 minuta më vonë kanë marrë avantazhin, në “mitikun” e “Parc des Princes”, përballë “Katalanasve” të Barcelona, duke nisur festën e vendasve, në tribuna.

Marketing

Fantastik, “ylli” i sulmit “parisien”, Ousmane Dembele, me francezin, i cili driblon bukur mbrojtjen spanjolle dhe me një goditje perfekte mposht portierin, Gianluigi Donnarumma, për të vendosur baraspeshën dhe vetëm 3 minuta më vonë, djemtë e Luis Enrique finalizojnë një aksion “magjik”, me “fantazistin”, Vitinha, i cili përmbys gjithçka në kryeqytetin francez.