VLEN: Freedom House e dëshmoi se pushteti i korruptuar i BDI-së po e çon vendin në humner

Raporti i fundit i Freedom House konstaton regres dhe rënie të theksuar
të Maqedonisë së Veriut në parametrat e demokracisë. Maqedonia e Veriut
vlerësohet si regjim hibrid ose tranzicional.

Marketing

Ajo që ne e themi gjatë gjithë kohës, ka marrë edhe njëherë një vërtetim
ndërkombëtar.

Për aq kohë sa BDI-ja është në pushtet, vendi do të shkojë prapa dhe
krizat do të thellohen. Me BDI-në e korruptuar nuk ka zhvillim, nuk ka
reforma të mirëfillta dhe nuk ka integrim. Aferat korruptive të BDI-së,
duke filluar nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe familjarët e tij
“biznesmenë” në krye të Soravisë, e deri te ministrat dhe drejtorët në
pushtetin mbi 20-vjeçar të BDI-së.

Vetëm në vitin e fundit, ky pushtet u përfshi në dhjetëra skandale, të
cilat po regjistrohen nga organizatat relevante ndërkombëtare. Kodi i ri
Penal, me të cilin praktikisht u amnistua Nikolla Gruevski, presioni
ndaj gjykatës, skandali i onkologjisë dhe të tjera që përmenden në
raportin e Freedom House, janë dëshmi që pushteti i korruptuar po e çon
prapa demokracinë.

Kjo mbrapshtësi e BDI-së do të përfundojë më 8 maj. Shqiptarët e kanë
vendosur se vendit i duhet ndryshim. Ata e dijnë se ndryshimi dhe
progresi vijnë me fitoren e koalicionit VLEN.