CISA: Hakerët rusë përdorën qasjen në Microsoft për të vjedhur emailet e qeverisë amerikane

Agjencia amerikane për sigurinë kibernetike dhe të infrastrukturës, CISA, tha se hakerë të mbështetur nga qeveria ruse shfrytëzuan qasjen e tyre tek sistemi i emaileve të programit Microsoft për të vjedhur letërkëmbimet midis zyrtarëve dhe gjigandit të teknologjisë, thuhet në një direktivë emergjente që u bë publike të enjten.

Marketing

Në direktivën që mban datën 2 prill, agjencia paralajmëron se hakerët po shfrytëzonin detajet e njëjtësimit që ndahen me email në përpjekje për të penetruar në sistemet e klientëve të Microsoftit, përfshirë një numër të paspecifikuar agjencish qeveritare. CISA nuk pranoi të thoshte se cilat agjenci qeveritare ishin prekur. Kompania Microsoft nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

“Organizata të tjera mund të jenë ndikuar gjithashtu nga penetrimi në emailat e korporatës Microsoft”, tha CISA, duke inkurajuar klientët që të kontaktojnë firmën Microsoft për detaje të mëtejshme. /VOA