Reagim ndaj deklaratës së Dafina Stojanoskës nga VMRO-DPMNE

VMRO – DPMNE, përveç që është fabrika e lajmeve të rreme, ka edhe memorie të shkurtër. Dhe kjo është mirë sepse dëshmojnë se harrojnë shumë shpejt atë që u premtojnë qytetarëve.

Marketing

Dhe siç thotë një fjalë e urtë, para së vërtetës edhe perënditë heshtin, këtu janë faktet:

Kandidati për president Stevo Pendarovski, në cilësinë e presidentit aktual të shtetit, të nesërmen pas ngjarjes tragjike të 8 shtatorit 2021 shkoi në Tetovë. Nga atje, më 9 shtator, ai u solidarizua me qytetarët e Tetovës, por mbi të gjitha me njerëzit që humbën më të dashurit e tyre. Njëkohësisht ai bëri thirrje për hetim të shpejtë dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit ku humbën jetën 14 qytetarë. Deklarata e Pendarovskit e dhënë në Tetovë ende gjendet në kanalin YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=mvZcJ4IWDyk

Gjeniu i vogël Makedon Dimitrovski nga Stevo Pendarovski, si president aktual, mori mirënjohjen “Talenti i ri” dhe një çmim monetar. Ndonëse në kategorinë “Talenti i ri” kanë të drejtë të konkurrojnë vetëm nxënësit e shkollave të mesme, më 25 nëntor 2022, Makedon Dimitrovski, atëherë nxënës në klasën e tretë, është shpërblyer për aftësitë e tij akademike dhe kujtesën mbi mesataren.

Prandaj, e këshillojmë Dafina Stojanoskën dhe Hristijan Mickoskin, herën tjetër që do të tentojnë ta gënjejnë publikun pa argumente, të shpenzojnë së paku pesë minuta dhe të kërkojnë në internet se për çfarë është angazhuar Stevo Pendarovski dhe kë ka ndihmuar si president aktual.