Artan Grubi flet për kandidatin që do të mbështesin në raundin e dytë

Zv/kryeministri Artan Grubi, duket se ka hequr dorë dhe përjashton çdo mundësi që kandidati i “Frontit Europian”, Bujar Osmani të kalojë në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Andaj ai, ka filluar të flas për atë se cili do të ishte kushti i tyre për të mbështetur njërin nga dy kandidatët që do të kalojnë në raundin e dytë.
“Kërkojmë që Presidenti të zgjidhet në Kuvend me shumicë prej 2/3 plus me shumicë Badenteri, që do të siguronte edhe konsensusin shoqëror, që mund të keqpërdoret nga LSDM dhe VMRO DPMNE bashkë dhe t`i mbivotojnë bashkësitë tjera, për shkak se bashkë kanë 80 deputetë dhe për këtë shkak që të përmbushet edhe vullneti i komuniteteve tjera, imponojmë zgjidhje me shumicën e Badenterit”, tha Grubi.

Marketing