Marku: Bujar Osmani – kontinuiteti i mençur i kauzës së Nolit e Xhaferit

epa09021016 North Macedonia's Foreign Minister Bujar Osmani talks during the press conference with Serbian Foreign Minister Nikola Selakovic (not pictured) in Belgrade, Serbia, 18 February 2021. Foreign Minister Osmani is on an official state visit to Serbia. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Kolumnistja e njohur dhe diplomatja Adelina Marku, në shkrimin e fundit për të përditshmen KOHA, analizon rolin e ministrit Bujar Osmani si kryesues i OSBE-së dhe sulmet e pandershme që bëhen ndaj tij për poena politike.
“Konstatimi se Bujar Osmani – lider nga Maqedonia e Veriut – përgjatë Kryesimit me OSBE lëvroi në OSBE me fuqinë e artit politik e diplomatik kontinuitetin e mençur të kauzës së një Fan Stilian Noli e Arbën Xhaferi – lider në Maqedoninë e Veriut – për Kosovën si shtet Sovran, është përtej konstatimit subjektiv, sepse përmbahet FAKTEVE TË GJALLA E TË PAMOHUESHME. Çdo tentim propagandistik që ka agjendë të denigrojë këtë fakt, rreshtohet pas të gjithë atyre konstatimeve të rrejshme propagandistike se, e para Kryengritja e vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut na qenka orkestruar dhe eksportuar nga Kosova. E dyta, tendenca e po këtyre zërave për të denigruar “Planin 9 pikësh për të prevenuar deeskalimin e situatës në komunat e banuara me shumësi serbe në Kosovë” që Kryesuesi me OSBE Bujar Osmani e plasoi me aq integritet diplomatik në vëmendjen e 57 shteteve të OSBE, është skajshmërisht e dëmshme. Përse? Sepse kjo propaganda e kundërshtarëve politikë të Bujarit, nga armiqtë e përbashkët, tani, të të dy kandidatëve shqiptarë për President, ushqen insinuimin për ide secesioniste/shkëputjeje e si pasojë stimulon qëllimin apokaliptik e të dëmshëm për Kosovën e rajonin”. Sipas Markut, ky diskurs e ngre atë ALARMIN E PANEVOJSHËM, e si i tillë duhet ndaluar së plasuari sepse, të fut në gojën e simulakrumeve politike diplomatike antidemokratike që çojnë në rrezikun e argumentimit të qëllimit të Putinit në rajonin tonë e për rikthimin e narrativit të PROTRACTED REGIONS (regjioneve të ngrira).

Marketing