Studentët e UT-së vazhdojnë ta lartësojnë emrin e Universitetit në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare

Një grup i studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës më 12.04.2024 morën pjesë në Garat Nacionale në Gjykim të Simuluar. Këto gara, tashmë disa vite me radhë organizohen nga International Development Law Organization – IDLO dhe mbështeten nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.

Marketing

Nga katër universitete pjesëmarrëse në këto gara, grupi i studentëve të Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës fitoi dy çmime, respektivisht njërin prej dy çmimeve kryesore ekipore “Çmimi për shkresat më mirë të përgatitura” dhe një çmim individual për “Simulim më i mirë – dëshmi të të akuzuarit”.

Ekipi i Klinikës Juridike të Fakultetit Juridik përbëhej nga studentët: Amra Azizi, Batije Aliji, Belkisa Rexhepi, Benisa Arsllani, Besjana Izairi, Elma Sulejmani, Emilija Gjorgjeska, Mumin
Osmani dhe Sejhan Zendeli, të cilët u mentoruan dhe u udhëhoqën nga koordinatorja e Klinikës Doc. Dr. Njomza Selimi-Osmani dhe avokati, Mr. Sc. Ibraim Bajrami.
Studentët e Fakultetit Juridik vite me radhë, në gara të ndryshme studentore, kanë dëshmuar profesionalizëm të lartë falë punës dhe përkushtimit të tyre ndaj studimeve dhe njëkohësisht edhe falë mbështetjes së vazhdueshme që e kanë pasur nga pedagogët e tyre.