Osmani: Nuk do të ketë Qeveri pa marrëveshje për veting

Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani, në tubimin e sotëm para qytetarëve të Dibrës ka numëruar zotimet kryesore nga Dekalogu i tij.

Marketing

“Nëse kam pasur sfidë, si ministër i Jashtëm të hap bisedimet me BE pas 17 vite pritje, besoni që mundem si President ta rrumbullakoj anëtarësimin ne BE në 5 vitet e ardhshme, dhe do të fus të gjithë potencialin e Frontit Europian, të gjithë dijen time, përvojën time, njohjet nga proceset që i kam udhëhequr, kontaktet e mia nëpër botë, që ta bëj këtë proces për 5 vitet e ardhme. Dhe, po zotohem para jush, se kjo do të bëhet nëse marrim mbështetjen e tuaj plebishitare, ashtu siç e dhatë mbështetjen për kandidaturën time”, tha Osmani.

Në lidhje me partneritetin me SHBA, Osmani theksoi se nuk ka dëm më të madh, nuk ka tradhti më të madhe që mund t’i bëni vendit tuaj se prishje të raporteve me SHBA.

Osmani u zotua se nuk do të ketë Qeveri pa marrëveshje të plotë për veting.

“Secili që do të ketë pretendim, të bëhet ministër, drejtor, gjykatës ose prokuror, do të duhet fillimisht te merr certifikatën që jep ShBA, NATO, BE…Vetëm kjo do të pastron skenën tonë nga ndikimi rus dhe korrupsioni”, deklaroi Osmani.