Vendoset një plumb para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës

Partia Socialdemokrate sot ka mbajtur një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë. Ata kanë dorëzuar një plumb në hyrje të objektit, si shenjë proteste për vrasjet e grave në Kosovë.

Në njoftimin e PSD-së, thuhet se se shteti ka përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe parandalimin e dhunës. 

Marketing

“Përderisa qeveritarët e presidenca defilojne nëpër samite paqe e kompozojnë këngë, një jetë paralele në të cilën gratë perballen me plumba po vazhdon. Performancat e simbolikat e qeverise e presidences nuk ua kane nderru jeten grave per asnje njesi. Grate jane vra ne vitet e 60ta, grate po vriten sot. Kjo qeveri edhe ky pushtet don me na mbajte vec si viktima, sepse duke na mveshe kete rol na e kerkon degjueshmerine, per te qene patroniuese ndaj nesh. Na e refuzojme kete rol dhe luftojme per barazi. Shteti e ka obligim, shteti e ka pergjegjesi ekskluzive mbrojtjen e jetes dhe parandalimin e dhunes. Po ky shtet dhe kjo qeveri eshte frymezuesi kryesor sot per dhune dhe vrasje”, thuhet në njoftim.