Futbollisti i Bashkimit i jep fund beqarisë, foto në fushën e stadiumit!

Futbollisti i Bashkimit, Elmedin Qaili, i ka dhënë fund beqarisë, shkruan Open-TV.

Marketing

Sulmuesi nga Kumanova është martuar me Ebrun, e cila është nga po i njëjti qytet.

Çifti i ri është martuar të dielën që kaloi. Pas dasmës, ai ka shkuar edhe në fushën e stadiumit ku shihet bashke me personin e jetës, duke mbajtur një top në duar.

24 vjeçari është lojtar i Bashkimit të Kumanovës, për të cilën skuadër ka shënuar disa gola të jashtëzakonshëm në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut.