Asambleja Parlamentare i thotë “po” anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Asambleja Parlamentare ka votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Marketing

Me 171 votues pjesëmarrës, 131 pro, 29 kundër dhe 11 abstenime Kosova ka marrë dritën e gjelbër nga Asambleja Parlamentare.

Paraprakisht, Asambleja i rrëzoi një nga një amandamentet e propozuara nga Serbia.

Asambleja hodhi poshtë edhe amandamente që kërkonin formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe përpara se Kosova të anëtarësohej në KiE.