Netanyahu: Izraeli do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u mbrojtur

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të bëjë gjithçka për të mbrojtur veten përballë kërcënimeve që i vijnë nga shtetet e tjera në rajonin e Lindjes së Mesme.

Marketing

Duke përsëritur të drejtën për vetëmbrojtje pas sulmit Iranian, Netanyahu falenderoi edhe ministrat e Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar David Cameron dhe Annalena Baerbock për mbështetjen e dhënë në parandalimin e sulmit.

“Dua ta bëj të qartë, ne do të marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u mbrojtur”– u shpreh Netanyahu ndër të tjera.