Rektori i UT-së i ndau logot e vitit jubilar për bashkëpunëtorët dhe dekanët e fakulteteve

Në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të Universitetit të
Tetovës, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli sot realizoi një takim të përbashkët me Kryetarin e Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, prorektorët dhe dekanët e 13 fakulteteve.
Me këtë rast, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli foli për ecurinë e veprimtarive të ndryshme që
zhvillohen në universitet dhe për dhjetëra aktivitete të ardhshme që pritet të organizohen në bashkëpunim profesional me dekanët, si bartës kryesorë të agjendës së përgjithshme, por dhe me bashkëdrejtuesit e tjerë siç janë Kryetari i Senatit, Sekretari i përgjithshëm dhe prorektorët, për angazhimin e tyre në realizimin e suksesshëm të ngjarjeve që i kushtohen këtij viti jubilar të Universitetit të parë të gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për përkushtimin dhe punën e palodhshme për ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së
mësimdhënies dhe veprimtarisë shkencore të Universitetit të Tetovës, Rektori Prof. Dr. Jusuf Zejneli u ndau mirënjohje dhe logon e 30-vjetorit të UT-së Kryetarit të Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti, Sekretarit të përgjithshëm Adem Beadini, Prorektores së Financave Prof. Dr. Aida Yzeiri – Baftijari, Prorektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Dr. Salajdin Salihi, Prorektorit për Arsim Prof. Dr. Ibrahim Neziri, Prorektorit për Shkencë Prof. Dr. Agon Memeti, dekanes së Fakultetit të Kulturës Fizike Prof. Dr. Shpresa Memishi, dekanit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Prof. Dr. Nevzat Elezi, dekanit të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit Prof. Dr. Xhezair Idrizi, dekanit të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore Prof. Dr. Alit Ibraimi, dekanit të Fakultetit të Administrimit të Biznesit Prof. Dr. Llokman Hebibi, dekanit të Fakultetit Pedagogjik Prof. Dr. Lulzim Mehmedi, dekanit të Fakultetit Filozofik Prof. Dr. Ibish Kadriu, dekanit të Fakultetit Filologjik Prof. Dr. Berton Sulejmani, dekanit të Fakultetit Juridik Prof. Dr. Safet Emruli, dekanit të Fakultetit Ekonomik Prof. Dr. Brikend Haziri, dekanit të Fakultetit të Arteve Prof. Dr. Senad Abduli, dekanit të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara Prof. Dr. Enis Jakupi si dhe dekanit të Fakultetit të Bujqësisë dhe Biotekonololgjisë Prof. Dr. Bardhyl Limani.
Në emër të pranishmëve të cilët u dekoruan me logon e 30-vjetorit të UT-së, Kryetari i
Senatit Prof. Dr. Vullnet Ameti shprehu falënderim për këtë vlerësim që Rektori i UT-së u bën bashkëpunëtorëve të tij në këtë vit jubilar. Ai ndër të tjera tha se përmes punës ne e nderojmë institucionin tonë dhe se vetëm me shumë mund, punë dhe përkushtim do ta lartësojmë Universitetin e Tetovës i cili është promotor i shumë proceseve arsimore-shkencore dhe i shumë proceseve të tjera të rëndësishme kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing