Fronti Europian në Pllasnicë / Ahmeti: Bashkë do shënojmë fitoren më të madhe

Fronti Europian takimin e radhës parazgjedhor e vazhdoi në komunën e Pllasnicës. Para qytetarëve kryetari i BDI Ahmeti tha se bashkimi i fuqive politike në Frontin Europian është një mision i rëndësishëm me qëllim që të bëhemi më të fortë sepse rrethanat në të cilat jetojmë janë rrethana që duhet me shumë kujdes t’i analizojmë dhe tejkalojmë.

Marketing

“Unë jam sot këtu me bashkëpunëtorët e mi që t’i jap përkrahje Bujar Osmanit i cili është kandidati më i mirë gjatë kësaj fushate presidenciale. Unë e përcjellë të gjithë kandidatët në këtë fushatë dhe aspak nuk jam i njëanshëm sepse Nuhar Osmani është kandidat i Frontit Europian por vërtetë Bujari ka vlera dhe të gjitha virtytet që të udhëheq me shtetin. Bujar Osmani përveç se është një kirurg i suksesshëm, ai ka qenë një nga ministrat e jashtëm më të suksesshëm në historinë e këtij vendi që d.m.th politikës së jashtme të këtij shteti i është një kirurg që mirë ta operojë. Bujar Osmani ka menaxhuar krizën ma të madhe botërore që ishte në prag të shuarjes Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim me një veprimtari prej 60 vjetësh. Bujar Osmani menaxhoi me sukses dhe arriti që OSBE të mbijetojë dhe sot ajo funksionon, kështu që këtij vendi i duhet një kryetar që di të menaxhoj suksesshëm, ne përballemi me një çështje ende të pazgjidhur, me ndryshimin e kushtetutës. Ndryshimi i Kushtetutës është domosdoshmëri, as shtetin e Maqedonisë së Veriut, as kryetarët e etnisë maqedonase as nuk u lënduan e as nuk pësuan ndonjë sulm dhe atak nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit, ashtu nuk do të ketë asnjë pasoj e as ndonjë rrezik nga ndryshimi i kushtetutës dhe futja e bullgarëve në kategori kushtetuese, e egjiptianëve, malazezëve, kroatëve, përkundrazi shteti do të bëhet më i fortë pasi që këta qytetar do të bëhen edhe më lojal ndaj shtetit”, është shprehur Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Kandidati për president i Frontit Europian, Bujar Osmani gjatë fjalimit të tij para banorëve të Pllasnicës ka thënë se ky Front është një bashkim historik i fuqive politike dhe i synimit europian me qëllim të garantimit të një jete më të mirë dhe më të pasur për të gjithë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Sot jam tepër krenar dhe zemrën e kam plot nga ky masivitet që e shoh këtu, nga entuziazmi në fytyrat tuaja, sot e kuptoj që unë nuk jam vetëm kandidat për president i vetëm një partie politike dhe një koalicioni por kandidat i të gjithë qytetarëve të këtij shteti të cilët kërkojnë barazi, të drejta dhe integrim në Bashkimin Europian. Përkrahja juaj dhe respekti që tregoni ndaj meje do të mbeten dhe do t’i ruaj si një nga obligimet e mia më të shenjta deri në fund të jetës sime. Fronti Europian nuk është parti politike, nuk është një koalicion, Fronti Europian është një ide e madhe e cila ditë për ditë rritet dhe merr gjithçka para saj me qëllim që të largojë të gjitha pengesat që qytetarëve u kanë ndaluar të realizojnë gjërat që dëshirojnë. Fronti Europian është ide e cila rrëzon barriera, Fronti Europian është ide e cila ofron mundësi që çdo fëmijë që është prezent këtu prapa meje të mund të ëndërroj lirshëm dhe të realizojë ëndrrat e tij pavarësisht se nga vjen, i cilës familje është, pa dallim se çfarë gjuhe flet, si quhet, çfarë kombësie apo besimi fetar ka, kjo është ideja e Frontit Europian”, ka deklaruar kandidati për president i Fontit Europian Bujar Osmani.

Kandidati për deputet në njësinë zgjedhore numër pesë, Musa Xhaferi ka thënë se Fronti Europian do korë fitore historike dhe do të marrë mbi 90% të votave në Pllasnicë dhe vendbanimet e saja përreth.

“Duke biseduar me mikun tim Ismail Jaoski, ai më tha se kandidati për president Bujar Osmani do të marrë 2 mijë vota në komunën e Pllasnicës. Me këtë prani të madhe të banorëve të kësaj ane, vlerësoj se Pllasnica do të votoj për Bujar Osmanin, do të rrethoj numrin 4 dhe me 8 Maj do të votoj dhe Frontin Europian”, është shprehur Musa Xhaferi.

Nikoqiri i sotëm i Frontit Europian, kryetari i komunës së Pllasnicës, Alija Jahoski gjatë fjalës së tij ka thënë se kandidati për president Bujar Osmani është njeriu i duhur për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për përshpejtimin e rrugës drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

“Kandidati ynë për president i Frontit Europian Bujar Osmani është kandidati i duhur për vendin tonë, i cili gjatë mandatit të ij si ministër i jashtëm mbahej krahë për krahë me të gjithë liderët tjerë europian kurse dija e tij dhe shkathtësitë erdhën në pah atëherë kur edhe ai organizoi konferencën ndërkombëtare të OSBE-së në Shkup. Ndër të tjera arritjet e tija është edhe anëtarësimi i RMV-së në NATO, të nderuar ju ftoj që të gjithë të votojmë kandidatin tonë Bujar Osmani dhe t’i japim përkrahje që ai të udhëheqë shtetin tonë drejt integrimit në Bashkimin Europian”, deklaroi Ali Jahoski, kryetar i komunës së Pllasnicës.

Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Bejxhan Iljaz gjatë fjalimit të tij në Pllasnicë ka thënë se Fronti Europian është tejet i rëndësishëm si moment politik dhe janë për tu përshëndetur të gjithë ata të cilët dhanë kontribut për tu arritur ky Front.

“Sot ndihem krenar pasi që pikërisht tani po nisim një ngjarje historike, një koalicion historik i cili nën udhëheqjen e Ali Ahmetit ia dolëm që të bëhemi bashkë më tepër bashkësi etnike me një qëllim të vetëm, për një të ardhme më të mirë për të gjithë dhe për barazi të plotë”, ka thënë Bejxhan Iljaz.

Kordinatori i zonës së V zgjedhore, Kreshnik Bekteshi para banorëve të Pllasnicës ka thënë se vota për Frontin Europian është votë për një të ardhme më të mirë për të gjithë e në veçanti për fëmijët, për krijimin e mundësive që ata të ardhme e tyre ta ndërtojnë në vendlindje.

“Ne kërçovarët e dimë më mirë se të gjithë, kuptohet edhe ju të nderuar banorë të Pllasnicës se si kemi qenë të ndarë në të kaluarën dhe se si jemi tani të bashkuar, me theks të veçant nën udhëheqjen e liderit Ali Ahmeti, tani po shkojmë edhe një hap më tutje, po bëhemi bashkë edhe me Partinë Demokratike Turke, me boshnjakët dhe bashkësitë tjera me qëllim që këta fëmijë të vegjël që janë këtu të pranishëm të kenë një jetë më të mirë nga ajo që e kemi ne”, ka deklaruar Bekteshi.