Ushtria izraelite nisi sulm intensiv artilerik në jug të Rripit të Gazës

Ushtria izraelite goditi zonat në jug të Rripit të Gazës me zjarr të fortë artilerik në orët e para të mëngjesit, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, bazuar në burimet lokale, shumë palestinezë u plagosën në sulmin intensiv të artilerisë të kryer nga ushtria izraelite në lagjet Shejh Ajlin, Tel el-Heva dhe ez-Zeitoun në jug, jugperëndim dhe në lindje të Rripit të Gazës.

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan gjithashtu shtëpi në kampin e refugjatëve Al-Shati dhe Tel al-Heva në Gaza.

Pas tërheqjes së forcave izraelite nga Nuseyrati verior në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, ekipet e Mbrojtjes Civile hoqën trupat e dhjetëra palestinezëve nga rrënojat në zonë ndërsa trupat e shumë palestinezëve u gjetën në mesin e grumbuj mbeturinave dhe rrënojave.

– 11 trupa të pajetë u gjetën në rrënojat në Khan Younis

Ekipet e Mbrojtjes Civile nxorën nga rrënojat trupat e pajetë të 11 personave të tjerë në pjesë të ndryshme të qytetit Khan Younis në jug të Rripit të Gazës.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në qytetin nga i cili u tërhoqën forcat izraelite pas sulmeve të tyre.

Organizata Palestineze e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi më 9 prill se 409 trupa u hoqën nga qyteti jugor Khan Younis dhe spitali Al-Shifa dhe rrethinat e tij në Gaza, pasi ushtria izraelite u tërhoq nga rajoni.

Në deklaratën e tij më 16 prill, institucioni

tha se janë gjetur trupat e 15 palestinezëve të grup-moshave të ndryshme, përfshirë fëmijë, të vrarë nga ushtria izraelite gjatë sulmeve të saj në pjesë të ndryshme të qytetit të Khan Younis.

Marketing

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, u vranë 33.899 palestinezë, përfshirë të paktën 14.500 fëmijë dhe 9.560 gra ndërsa 76.664 persona u plagosën.