Jakim Nedellkov thirrje Jeton Shaqirit: Tërhiqe menjëherë njoftimin për t’u kompensuar 24 prilli dhe 8 maji

Pretendohet se shkollave u është dërguar njoftim se duhet të kompensojnë ditët jo pune të shpallura nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Datat 24 prill dhe 8 maj u shpallën si ditë jo pune, për shkak se në këto data, të mërkurën do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Por kompensimi i këtyre ditëve, ka ngjallur reagimin e kreut të SAShK-ut, Jakim Nedellkov.

Ai kërkon që ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ta tërheqë menjëherë njoftimin për kompensimin e dy ditëve të humbura në ditët e zgjedhjeve, transmeton TV21

“Prej kur ditën jo pune brenda natës bëhen të punës? Ministri për Arsim menjëherë ta tërheqë Njoftimin deri te shkollat, me të cilin obligohen që të kompensohen ditët jo pune, të shpallura nga Qeveria për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve!
Mos vallë, edhe në vitet e kaluara kanë përfunduar dhe janë verifikuar nga ana e ministrit me më pak se 180 ditë pune, si për shembull viti shkollor 2021/22″, thotë Nedellkov.