Arsovska: Qyteti i Shkupit realizoi një tjetër projekt me rëndësi të madhe për qytetarët

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, së bashku me përfaqësues nga Sektori për planifikim dhe aranzhim në Qytetin e Shkupit dhe ndërmarrjes publike të Shkupit “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” kanë inspektuar punët përfundimtare ndërtimore për rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Anton Popov” në komunën e Gazi Babës.

Marketing

Me ndërtimin e lidhjeve të ujit të kësaj  ane, të cilat lidhen me rrjetin ekzistues të ujit me profil 150 milimetra, zgjidhet problemi shumë dekadash i banorëve me ndërprerje të shpeshta të furnizimit me ujë për shkak të vjetërsimit të sistemit, si dhe zgjidhen humbjet e ujit dhe kostot për riparimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit.

Realizimi i këtij projekti është pjesë e programit të kryetares së komunës Danela Arsovska për rivendosjen e rrjetit të qytetit, në vendbanimet e harruara me dekada, që ishte edhe kërkesë e kahmotshme e banorëve të asaj pjese të qytetit. https://www.facebook.com/share/p/btsgpyUwAuRJHDHm/?mibextid=oFDknk