Siguria në zgjedhje, Bojmacaliev: Janë marrë të gjitha masat

MPB  po bën përgatitje edhe për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në ditën e zgjedhjeve, duke vendosur njësite policore nëpër qendrat e votimit. Në varsi të nevojës, ekipet do të qëndrojnë të gatshme në teren.

Marketing

“Ndërsa në lidhje me Byron e Sigurisë Publike, kemi selinë që funksionon. Selinë e udhëheq drejtori Sasho Tasevski, janë ndërmarrë të gjitha masat operative, po mblidhen të dhënat nga tereni, këmbejmë me shërbimet dhe në ditën e zgjedhjeve do të ndërmerret gjithçka me qëllim që të kemi zgjedhje të lira, fer dhe në vende të caktuara ku do të vlersohet se do të ketë nevojë për forca shtesë të sigurisë policore, pra, nëse duhet të ketë operacione special policore, këtë do ta bëjmë, prandaj këtë periudhë i mlodhëm të gjitha informacionet e nevojshme që ta dimë ditën e zgjedhjeve se si të pozicionohemi në qendrat e votimit.”,  tha zv/ministri i punësve të brendëshme Mitko Bojmacaliev.

Nga MBP-ja, thonë se edhe në ditën e zgjedhjeve më 24 prill dhe më pas më 9 maj, do të punojnë të gjitha zyrat për dhënien e dokumenteve personale në MPB, që qytetarët të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Marketing