VLEN: Parregullsi edhe në Komunën e Bogovinës

 

Koalicioni VLEN ka denoncuar parregullsi edhe në Komunën e Bogovinës.
Sipas tyre, në orën 15:45 është sulmuar verbalist Shefi i Shtabit
Komunalë-Bogovinë, Nedim Izairi nga ana e kryetarit të Bogovinës, Besnik
Emshiu.
“Arsye e këtij sulmi verbal, që për pak do kalonte edhe në sulm fizik
është se Kryetari i Komunës në mënyrë jo ligjore ka qëndruar gjatë
gjithë kohës në korridorin dhe oborrin e shkollës ku votohet me qëllim
të ushtrimit të presionit nga votuesve. Ku nga ana e atyre që duhet të
ndërmarrin masa për garantim të lirisë së votimit nuk është kërkuar në
asnjë moment që i njejti të largohet nga aty. Shefi i shtabit Nedim
Izairi duke shkuar të votoj e ka parë aty dhe ka pyetur policinë a
mundet kryetari i Komunës të qëndroj gjatë gjithë kohës në korridor dhe
oborr të shkollës ku votohet duke ushtruar presion tek njerëzit”, thuhet
në reagimin e VLEN-it.

Marketing