Bujar Osmani: Faleminderit mbi 120,000 herë!

Kandidati për president Bujar Osmani në profilin e tij në facebook sot në mëngjes ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të djeshme presidenciale.
“Faleminderit mbi 120,000 herë! Faleminderit për çdo votë, për çdo mbështetje, për çdo besim të dhënë në këtë udhëtim. Me mbi 120,000 vota,ju keni dërguar një mesazh të qartë: Bashkimi është forca jonë dhe diversiteti është fuqia jonë. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për ne të gjithë, një kapitull ku bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

Marketing

Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj. Premtoj të punoj pa u lodhur për të përmbushur pritshmëritë tuaja dhe për të avancuar çështjet që janë më të rëndësishme për të gjithë ne. Bashkë, nuk ka sfidë që nuk mund të kapërcejmë.
Faleminderit edhe atyre që nuk votuan për ne. Ju ftoj të jeni pjesë e këtij kapitulli të ri, të ndërtojmë bashkë të ardhmen, pa marrë parasysh ndarjet e mëparshme. Bashkë përpara, me zemër të hapur dhe mendje të vendosur për të bërë të mundurën në çdo hap.
Faleminderit Frontit për besimin e dhënë.