Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit të drogës në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit Aristotele të Selanikut, në sheshin Rotonda dhe Navarino.

Marketing

Pesë vjet e gjysmë pas operacionit të madh policor që çoi në arrestimin e gjithsej 60 personave, gjykata shpalli fajtorë 50 prej tyre për krijimin e një organizate kriminale dhe trafikun e drogës brenda një institucioni arsimor.

47 të pandehurit u dënuan me burgim nga 6.9 vjet deri në 15.5 vjet, ndërsa tre të tjerëve u dënuan me burgim deri në tre vjet.

Gjoba nga 50.000 deri në 100.000 euro u vendosën gjithashtu për të dënuarit me burgim.

Pas hetimeve, Policia e Sigurimit të Selanikut, zbuloi se në krye të grupit kriminal kishte shtetas shquptarë.
Aktiviteti i tyre përfundoi në dhjetor 2018 kur EL.AS. siguroi prova për aktivitetin e tyre kriminal dhe kreu arrestimet.

Në materialin vizual të regjistruar nga policia, duke përdorur mjete speciale, vërehen lëvizjet e personave të përfshirë për 57 ditë të tëra, ndërsa në të njëjtën kohë ka pasur vëzhgim në të gjitha pikat e veprimit të tyre.

Sipas hetimeve, dy muaj para arrestimit, të pandehurit duket se kanë fituar mbi 500.000 euro duke bërë 500 blerje dhe shitje në ditë.

Shumica e të pandehurve u përfaqësuan nga avokatë. Gjithashtu, dy nga të pandehurit kanë vdekur dhe ndaj tyre janë pushuar kallëzimet penale, ndërsa 11 mbeten në paraburgim për akuzat e tjera./