Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

Në kryqëzimin e rrugëve “Cvetan Dimov” dhe “John Kennedy” në Shkup janë përplasur tri vetura, mes tyre edhe një veturë e policisë.

Marketing

Sipas informacioneve fillestare ka persona të lënduar, ndërsa natyra e lëndimeve do të përcaktohet më tej.

Në të gjitha automjetet, për shkak të forcës së goditjes, janë aktivizuar edhe “airbags” për mbrojtje.

Nga pamjet që janë shpërndarë në internet, shihet që dëme materiale ka shumë dhe pjesë të automjeteve janë të shpërndara në rrugë.