Gashi: Për çiftet e reja, zero kamata për banesat

Rinia dhe çiftet e reja, e kanë dhe do ta kenë një rëndësi të veçantë
për koalicionin VLEN dhe partinë “Alternativa” që drejtohet nga Afrim
Gashi.

Marketing

E pikërisht për ta, ka fol sot Gashi në një vizite që pati në Cair.
Gashi disa të rinjve ju ka premtuar se blerja e banesave nga ana e tyre
do të jetë më kamata zero.

Sipas Gashit rinia po largohet nga Maqedonia për shkak të pamundësisë së
blerjes së një banese.

“Kredi me zero interes për banim për çiftet e reja (me moshë mesatare
nën 35 vjet). Një nga arsyet e mërgimit është pamundësia për të dalë në
një banesë të re, dhe kjo është lehtësisht e zgjidhshme në mënyrë
direkte përmes Bankës Shqiptare të MV, por deri kur kjo Bankë të
krijohet, nga qeveria do të subvencionohet kamata në bankat komerciale”.
I pari i “Alternativës ka thënë se politik do të ketë ndikim direket dhe
tek sektori i ndërtimit.
“Kjo politikë do të ndihmojë edhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të
ndërtimit në vend, sektor që punëson shumë të rinj”