Katër persona të shtruar në spital me kollë të keqe, 27 raste të reja

27 raste të reja janë regjistruar me kollën e keqe në periudhën 19 – 25 prill. Krahasuar me javën e shkuar, kjo paraqet ulje të numrit të të sëmurëve për 41%.

Marketing

Nga të prekurit e ri, katër kanë përfunduar në spital, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik.

“Pjesa më e madhe e të prekurve 20 janë në Shkup, tre në Manastir, dy në Kumanovë dhe nga një të sëmurë në Tetovë dhe Demir Hisar. Të sëmurët janë fëmijë e deri në moshën 54 vjeçe, por kryesisht nga mosha 10 deri në 14 vjeç”, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik nëpërmjet raportit zyrtar.

15 persona të sëmurë nuk janë plotësisht ta vaksinuar apo të pavaksinuar, 11 të tjerë janë të vaksinuar, ndërkaq një pacient është vaksinuar së fundmi.

Në total, në vend deri më 25 prill janë regjistruar 516 raste të kollës së keqe. Kjo shifër është disa fish më e madhe krahasuar me periudhën 2019-2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 të sëmurë.

Nga 73 personat të hosipitalizuar, 59 prej tyre janë të moshës deri në katër vjet.