Pendarovski: Nuk kemi montuar procese politike

Ne nuk kemi montuar procese politike. Kështu deklaroi nga Ohri, kandiati për president Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni. Kauza jonë e përbashkët tha ai, është një Maqedoni e përparuar, e lumtur dhe prosperitative. Ai theksoi se ka qenë i vetmi nga 7 kandidatët për president që ka pretenduar të marrë vota nga qytetarët e të gjitha bashkësive etnike, kurse të tjerët kandidatë sipas tij, kanë kërkuar vota vetëm nga etnia e tyre. Duke bërë thirrje për të votuar numrin 1, Pendarovski i inkurajoi qytetarët që masovikisht të dalin të votojnë më 8 maj.

Marketing

“Aftësia është të përdorësh potencialin e secilit dhe t’i shfrytëzosh ato në kauzën e përbashkët. Kauza e përbashkët është Maqedonia e përparuar, e lumtur dhe prosperitative, përndryshe do të ketë gjithnjë e më pak të rinj. Ju e dini që nga një regjistrim në tjetrin kemi humbur 200 mijë njerëz. Dhe kjo është arsyeja pse ne nuk kemi nevojë për ndarje të reja. Ne nuk kemi thyer procedurat e demokracisë në Parlament, nuk kemi qenë kurrë në aleancë me nëntokën, me krimin, për të ngacmuar kundërshtarët politikë. Ne nuk kemi montuar procese politike”, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidati për president i LSDM-së.

Ndërkaq, kandidatje e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, Gordana Siljanovska Davkova, nga Vevçani, foli për karnevalin e Vevçanit. Ajo thotë se e ka parashikuar që më 8 maj do të ketë vullkan politik, sepse si profesoresh që është mund të parashikoj situata të caktuara.

“Vevçani është krenar. Ajo krenari, ju qytetarë të Vevçanit, e keni transmetuar këtë ndër gjenerata. Kur është mbajtur karnevali i Vevçanit, ju përmes maskave dhe teatrit mundeshit të vërtetonit se si me precizitet mikroskopik e analizoni dhe kritikoni pushtetin, mendoj se nuk ka njeri në Maqedoni që nuk është krenar me ju”, deklaroi Gordana Siljanovska, kandidate e VMRO-së.

Ajo u shpreh se ende nuk po mund të gjej fjalët për të falenderuar qytetarët që e votuan atë më 24 prill.