Buzhala: Shtetet aleate, po e mbeshtesin koalicionin VMRO – Vlen!

Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, ka komentuar në rrjetet sociale, zhvillimet në Maqedoninë e Veriut pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të mëkurën e kaluar.

Buzhala në një postim të tij, ka shkruar se “shtetet aleate” nuk do ta pengojnë një qeverisje të mundshme mes VMRO-së dhe VLEN-it pas zgjedhjeve, që do ta dërgonte në opozitë BDI-në, pas shumë vitesh.

Marketing

“Shume interesant,

Per arsye te panjohura per mu, shtetet aleate, po e mbeshtesin koalicionin VMRO – Vlen, pas zgjedhjeve, ne Maqedoni.

Ose ndoshta eshte e tepert te themi qe po e mbeshtesin, sepse me e mire do te ishte te thuhej nuk po e pengojne partine nacionaliste maqedone te bej koalicion me koalicionin Vlen, duke e çu BDI’ne ne opozite per here te pare pas kushedi sa vitesh.

Pra, pak a shume ne nje periudhe te njejte kohore, do ta kemi nje elite te re politike ne Mal te Zi, ne Kosove dhe Maqedoni. Doren ne zemer kjo ne Kosove tash nuk eshte qaq e re. Ketu ndryshimi ka fillu ne vitin 2019, e tash jemi ne vitin 2024.

Vec Shqiperia e Serbia nuk po dorezohen”, ka shkruar Buzhala.    https://www.facebook.com/share/p/i2nQSpcpLkunGBLF/?mibextid=oFDknk