Koalicioni VLEN do të ketë më së shumti vota shqiptare dhe deputetë shqiptarë në zgjedhjet e 8 majit, deklaroi z.Izet Mexhiti kryetar i Lëvizjes Demokratike në intervistën për lajmet qëndrore të televizionit Sitel.
‘Këtë fitore të thellë të VLEN-it po e paralajmëron edhe pregatitja e madhe e mërgatës për të votuar në këto zgjedhje dhe për të dërguar BDI-në në opozitë’, tha Mexhiti duke shtuar se kjo është shndërruar në kauzë dhe përfundimisht shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të shpëtojnë nga BDI.
Mexhiti bëri me dije se partia e binomit Ahmeti-Grubi ikën në opozitë dhe kjo rrugë është e pakthyeshme.