Deklaratat e Mickoskit për grupe të armatosura në Çair dhe Butel, Zendeli: Përralla, duhet të dalë dhe të jetë më konkret

Arta Bilalli Zendeli sot tha se Hristijan Mickoski me deklaratat e fundit, se gjoja në Çair dhe Butel ka banda në kontrollë të BDI-së, u paraqit si një politikan joserioz.

Marketing

Zendeli thotë se Mickoski ishte i paqartë dhe apeloi që nëse ka informacione, të dalë dhe t’i thotë të njëjtat.

Në lidhje me: Nxehet retorika para 8 majit, Mickoski kërcënon BDI-në dhe Ali Ahmetin

“Kjo mua kjo më duket shumë deklaratë e papjekur dhe joserioze. Nëse ka diçka, unë jam e sigurt që ai dëshiron t’i fitojë zgjedhjet përmes kontaminimit të BDI-së, posaçërisht të Ali Ahmetit, duhet të dalë dhe të jetë më konkret, sepse mua mu duk si përrall, ti e di, unë e di, të gjithë e dimë, por ja unë nuk tregoj, pse nuk tregon? Le të dalë le të tregojë për çfarë bëhet fjalë”, deklaroi Bilalli Zendeli.