Zhduket një police nga Rahoveci: Që nga e diela s’po lajmërohet

Një police e stacionit policor në Rahovec është raportuar e zhdukur.

Zhdukjen e saj e ka raportuar gjatë ditës së djeshme në polici vajza e polices në fjalë.

Marketing

Që nga dita e diel nuk dihet gjë për fatin e saj.

Gazeta Insajderi merr vesh se që nga kjo ditë ajo nuk është lajmëruar në telefon dhe nuk është parë nga të afërmit.

Kjo u bë e ditur edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Më 30.04.2024, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.