Mbrëmjen e kaluar u luajt gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampioneve, ajo midis Bajern Mynih dhe Real Madrid, e mbyllur me rezultatin përfundimtar 2-2.
Gjatë zhvillimit të takimit, kamera për një çast kapi një tifoze të veshur me flamurin kuq e zi në shkallët e stadiumit “Allianz Arena”. U deshën vetëm pak minuta që pamjet e shpërndara nga “Panorama Sport” të bënin xhiron e rrjetit në Shqipëri.
Tani është zbuluar edhe se kush ishte identiteti i kësaj bukurosheje që mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve. Emri i saj është Azra, një vajzë e lindur në Maqedoni me origjinë shqiptare, që kishte vazhduar studimet në Gjermani. Ajo shfaqet në krah të të fejuarit të saj në mbështetje të Real Madrid.