Maqedonia e Veriut vendi i vetëm në Evropë me kosto më të ulët të jetesës

Republika e Maqedonisë së Veriut qëndron në listën e vendeve me kosto më të ulët të jetesës në nivel europian, në kategorinë e vendeve me shpenzime më të ulëta të jetesës, tregojnë të dhënat e organizatës amerikane “World Population Review”. Kjo organizatë ka publikuar një listë të vendeve evropiane sipas kostos së jetesës, të renditur nga më të shtrenjtat tek më të lirat. Lista për mbledhjen e të dhënave për popullsinë dhe demografinë globale përfshin 41 vende evropiane.

Marketing

Llogaritja është bërë duke krahasuar çmimet e mallrave dhe shërbimeve në Nju Jork, duke marrë parasysh pesë kritere – koston e jetesës në përgjithësi, çmimet e qirasë, çmimet e ushqimeve, çmimet e restoranteve dhe indeksin e çmimeve të prodhimit.

Sipas kësaj përllogaritjeje, vendet më të shtrenjta për të jetuar janë Zvicra dhe Islanda. Ata ndiqen nga ishujt Jersey dhe Guernsey ndërsa në vendin e pestë qëndron Irlanda.

Ndër dhjetë vendet më të shtrenjtat janë Norvegjia, Luksemburgu, Danimarka, Holanda dhe Britania e Madhe. Austria është në vendin e 11-të dhe Gjermania në vendin e 12-të.

Vendi me koston më të ulët të jetesës është Bjellorusia. Pak më lart janë dy vende ndërluftuese – Ukraina dhe Rusia, të ndjekura nga Maqedonia dhe Moldavia.

Bullgaria rënditet e 36-ta, duke e bërë atë anëtarin më të lirë dhe më të varfër të Bashkimit Europian. Pak sipër saj në vendin e 35-të është Rumania, ndërsa Serbia në vendin e 34-të.

Nga vendet e rajonit, Sllovenia është më e shtrenjta për të jetuar dhe është në vendin e 25-të. Së bashku me Slloveninë, jetën më të shtrenjtë në vendet e rajonit e ka Kroacia, e cila është në vendin e 29-të. Ata pasohen nga Mali i Zi në vendin e 31 dhe Hungaria 32.