Mexhiti për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale: Dallimi është shumë i madh, zgjedhjet vetëm formalitet

Izet Mexhiti nga VLEN sot është pyetur se cilin kandidat do ta mbështesin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ai tha se nuk i kanë votat në xhep, dhe se qytetarët vetë do të vlerësojnë.

Mexhiti tha se rrethi i dytë do të jetë formalitet, sepse, sipas tij, dallimi në vota mes dy kandidatëve është tejet i madh.

Marketing

“Votuesit që kanë votuar për Taravarin, mbi 83.000 votues, do të thotë ne nuk i kemi në xhep ato vota. Qytetari shqiptar di ta bëjë vlerësimin vetë, se cili e meriton të jetë kryetari i ardhshëm. Për hirë të vërtetës, dallimi mes kandidatit të parë dhe kandidatit të dytë është tejet i madh, kështu që rrethi i dytë është më tepër formal. Ndoshta edhe kjo është arsyeja që deri në këtë moment nuk ka ndonjë presion ose kërkesë serioze për votat shqiptare”, tha Mexhiti.

Marketing