UEFA e zbulon ekipin ideal të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Championsit

UEFA e ka zbuluar formacionin ideal të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të cilat u luajtën në këtë mesjavë.

Marketing

Bayern Munichu barazoi me Real Madridin, ndërsa Borussia Dortmundi e mposhti Paris Saint-Germainin në duelet e para gjysmëfinale të kësaj gare.

Dhe, në formacionin ideal të javës dominojnë futbollistët e Dortmundit, të cilët e mbulojnë krejt mbrojtjen, me katër mbrojtësit, Maatsen, Schlotterbeck, Hummels e Ryerson dhe me portierin Kobel, por edhe në sulm e kanë një përfaqësues – Fullkrug.

Në formacionin ideal gjenden edhe Laimer, Sane e Kane të Bayernit e Kroos e Vinicius të Real Madridit.